Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu sot në Shqipëri

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 09:57 | Nga

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë sot në të gjithë Shqipërinë, kushte që vijojnë deri vonë pasdite kur rrebeshe shiu priten në veri dhe ekstremin jugperëndimor. Mbrëmja dhe orët e vona të natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar 38 gradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme