Ekonomia Online
FUNDIT

Temperatura të larta edhe sot në Kosovë, shkojnë deri në 36 gradë

Temperatura të larta edhe sot në Kosovë, shkojnë deri në 36 gradë

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme. Sipas këtij parashikimi, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë temperatura të larta në vend. 29.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. 30.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi […]

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas këtij parashikimi, edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë temperatura të larta në vend.

29.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

30.06 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.  Pasdite me vransira kalimtare, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu.

1.07 – Nxehtë e pjesërisht vranët.  Pasdite vende-vende me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

2.07 – Jo edhe aq nxehtë, me vransira dhe diell.  Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Deri ditën e mërkurë temperaturat do të jenë me një trend rritës, e më pas në rënie, paksa edhe nën vlera mesatare.  Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 17C, e maksimalet deri të mërkurën arrinë në 36C, e më pas të premten zbresin deri në 26C e 28C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 5-10m/s, e nga e enjta nga krahu verior 4-11m/s.

Shtypja atmosferike pasi që shënon rritje ditën e hënë, deri të enjten me tendencë të rënies.

Të ngjashme