Vala e të ftohtit në Evropë shkaktoi me dhjetëra të vdekur, më i fundit prej tyre ishte një i pastrehë që vdiq nga ngricat në Berlin. Por DW thotë se mjaft njerëz preferojnë të qëndrojnë në rruge ndërsa shtretërit në fjetore rrinë bosh.
Mendohet se numri i i pastrehëve në kryeqytetin gjerman varion nga 4.000 deri në 10,000. Edhe pse temperatura është 7 gradë nën zero, një pjesë e tyre nuk shkojnë nëpër streha për të kaluar natën.
“Po u ftoh koha edhe më shumë, do të shkoj atje vetëm për të marrë 2-3 batanije”, thotë një prej tyre, të cilit i jepet vetëm emri, Maik.
“Por do të rri këtu, sepse është njëqind herë më mirë se në fjetore”, shprehet 42-vjeçari.
Në fjetoret e të pastrehëve në Berlin ka 1.200 shtretër. Çdo natë mbeten të zbrazët mesatarisht 220 prej tyre. Një nga arsyet perse këta njerëz preferojnë të qëndrojnë jashtë duket se janë rregullat e rrepta të strehave në fjalë, të cilat u duken te parehatshme.
Në hyrje të fjetores së të pastrehëve ka kontroll të rreptë. Kush shkon atje, duhet të mësojë se duhani, alkooli dhe droga janë tabu. Nisur nga kjo situatë, grupe vullnetaresh po përpiqen t’i ndihmojnë të pastrehët aty ku janë dhe udhëtojnë vetë nëpër qytet që t’u çojnë thasë per fjetje apo ushqime dhe pije të ngrohta.