Temperaturat në Kosovë

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 10:28 | Nga

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell.

IHK thotë se vranësirat ditën e diele kanë mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme