Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta mbi territorin e Shqipërisë.
Për pasojë do të kushtëzohet mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore.
Pasditja dhe nata do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në mëngjesi në verilindje deri në 13 °C mesdita në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.