Temperaturat sot deri në 33 gradë, nesër kulminacioni i nxehtësisë

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Edhe dita e enjte karakterizohet me këtë vapë afrikane që po shtrihet mbi rajon.

Do të mbetet mot kryesisht me diell, me pak mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi të shkurtër shiu përreth zonave malore. Temperaturat minimale 16C e 19C, ndërsa ato maksimale shkojnë edhe deri në 31C e 33C, njofton Prishtina Weather.

I nxehti arrinë kulminacionin ditën e premtë, me temperatura deri në 33C e 35C, por se orëve të pasdites nuk duhet përjashtuar mundësit për zhvillim të ndonjë rrebeshi me bubullimë.

Ditën e shtunë me kalimin e një fronti të ftohtë, vendin e përfshin një mot i ligë, ku priten mundësi për rrebeshe mjaft të vrullshme shiu, madje edhe të stuhishme me erëra të fuqishme çasti por edhe breshër. Temperaturat në fundjavë zbresin në 25C e 22C.

Të ngjashme