Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj gjatë bashkëbisedimit me pjesëmarrësit në Masterklasën e organizuar nga zyra e Bashkimit Evropian, tha se Kosova duhet të krijojë mundësi për artistët dhe t’i përkrahë gjatë rrugëtimit të tyre.
Ai tha se është i gatshëm për çfarëdo bashkëp
unimi përmes së cilit do të mund t’i ndante eksperiencat që ka fituar në botë, raporton Ekonomia Online.
“Unë kisha pas qef me aq pak eksperiencë sa kam arrit me marrë viteve të fundit me transmetu te ju. Unë besoj që edhe këtu kemi artista të mirë sa të duash, vetëm është çështje përkrahje edhe me mujt me dalë jashtë e me i prekë skenat që unë e kam pasur mundësinë me prek”.
“Ajo që mua më shqetëson pak është që në këtë rrethin tonë duhet me u kriju një atmosferë jo shumë mbështetëse për të tjerët. Me u largu ky mentaliteti i një rrethi të vjetër të pedagogëve që mendojnë se veç ata dinë”.
Pas bashkëbisedimit, tenori Lahaj ushtroi së bashku me disa studentë të muzikës, duke ndarë me ta përvojën e tij si dhe komentet lidhur me këndimin e bërë nga studentët, raporton EO.