Shënohet Dita e Evropës në kohën e pandemisë së Coronavirusit

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Sot, më 9 maj, shënohet Dita e Evropës, teksa kontinenti evropian po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ky është viti i parë të 27 vendet eBashkimit Evropian, shënojnë këtë ditë pa Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë të tyre.

Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE-ja, periudha e tranzicionit pas daljes nga BE-ja, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i ndjekë rregullat e BE-së pritet të përfundojë në dhjetor.

Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja janë vendet të goditura më së keqi nga koronavirusi në Evropë.

Në Kosovë, Dita e Evropës është festë zyrtare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se sot bëhen 70 vjet që kur “ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e forcimit të paqes, prosperitetit dhe vizionit të Bashkimit Evropian”.

U bënë 70 vjet që nga koha kur ideja për zhvillim ekonomik mes shteteve themelore të kontinentit të vjetër u bë bazë e…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 9. Mai 2020

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova në këtë kohë të pandemisë ka falënderuar të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë luftë.

Ajo përmes një video-mesazhi ka treguar se BE-ja e mbështetë Kosovën për të stabilizuar ekonominë, pas pandemisë.

“Bashkimi Evropian është duke ofruar mbështetje ekonomike në formën e granteve dhe huazimeve me qindra miliona euro për ta mbështetur ekonominë, për të mbrojtur vendet e punës të rrezikuara nga pandemia në të gjithë Ballkanin. Vetëm për Kosovën ne po synojmë t’i ndajmë mbi 160 milionë euro për stabilizim makro-ekonomik dhe mbështetje socio-ekonomike. Kosova mund të llogaris në mbështetjen tonë,”ka thënë Apostolova në video mesazh.

Dita e Evropës është ditë ceremoniale, që shënohet më 9 maj të çdo viti, nga Bashkimi Evropian, në njohje të paqes, prosperitetit dhe unitetit të arritur brenda Evropës, që nga formimi i kësaj organizate.

Kjo ditë, në vendet anëtare, shënohet duke vendosur flamurin e Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme