Serbia shfaqet “antievropiane” në Ditën e Evropës

Prishtinë | 10 Maj 2018 | 08:07 | Nga

Serbia ka shfaqur qasje “antievropiane” në raport me Kosovën, pikërisht në datën që është simboli i lëvizjes së lirë mes popujve evropianë. Shteti serb të enjten i ka vënë dy bllokada ndaj Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e karatesë nuk u lejua të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi- Sad. Po ashtu u tërhoq nga ftesa bërë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për pjesëmarrje në një konferencë në Beograd. Njohës të rrethanave kanë thënë se këto veprime Serbia i ndërmerr që ta rrisë “pazarin” në fazën finale të dialogut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme