BE-ja me aktivitete të shumta për Ditën e Evropës

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 10:45 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës-Shefi i Zyrës së BE-së, Richardo Serri, në një konferencë për medie ka shpalosur programin e ngjarjeve për Ditën e Evropës dhe ka shpallur garën për fushatën ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Serri në fillim ka prezantuar “Qendrën e Re”, e cila tani e tutje do të përdoret për aktivitetet e tyre.

Është kënaqësi e vërtet që të jemi këtu, që t’ju paraqesim këtë Qendër të Re e cila është shumë më e madhe.  Qendra e mëparshme nuk ka pasur hapësirat e nevojshme për përfaqësimin e Bashkimit Evropian, tani quhet “Shtëpia e Evropës dhe është vend i debateve”, tha ai.

Ai ka folur për aktivitete që do të zhvillohen gjatë shënimit të “Ditëve të Evropës”.

“Në 6:30 do të këtë edhe hapje formale nga ambasadorja jonë Apostolova, mund të shkoni poshtë dhe të shihni hapësirat e reja, mund të shihni edhe filma, njerëzit mund të kërkojnë informata e çfarë t’ju nevojitet. Së pari është Java e Evropës, e dini sa e rëndësishme është dita e 9 majit ngjarja kryesore, poashtu si pjesë e kësaj jave siç është fushata mbi ekonominë që do të filloj nesër deri me 20 qershor. 9 maji është festë e madhe e festojmë këtë ditë çdo ditë, është e rëndësishme sepse lidhen edhe me zgjedhjet në Bashkimin Evropian. Poshtë do të shihni ekspozitën, e Agron Nimanit do të shihni se kjo është një perspektivë ndryshe, ekspozitën e një artisteje të re Gresa Islamit”, tha Serri.

Ai ka folur për qendren e re dhe për aktivitetet tjera që priten të mbahen.

“Do të jetë qendër kulturore, duam të promovojmë kulturën e Bashkimit Evropian, janë disa filma që vinë nga kinematografia evropiane. Në Mitrovicën Veriore, Artan Lili ka një koncert është me 8 maj, ngjarja kryesore në Mitrovicë. Do të mbajmë koncert në Prishtine pa pagesë. Cezari një pianist j njohur me origjinë shqiptare do të jetë në Prishtinë më 10 maj, 9 maj do të ketë pikturim të fëmijëve, pjesëmarrje e ambasadorit tonë”, ka thënë ai.

Serri ka shpallur të hapur garën për “Fushatën Ekonomike” dhe ka treguar disa nga të nominuarit për këtë gare. Pjesë e kësaj gare janë disa kompani vendore.

“Fushata mbi çështjet ekonomike, duam të theksojmë sa e rëndësishme është zhvillimi ekonomik i Kosovës, ekonomia do të jetë fokusi “Le të flasim për ekonominë”, fushata do të shfaqet nesër në “Gjirafa” arsimi është prioriteti ynë poshatu duhet të jetë edhe për Kosovën si dhe mjedisi. Dhënia e një çmimi do të ndahet për dikë apo institucion siç janë “Qendra Inovative e Kosovës” , kompania “Gjirafa” një kompani Holandezo- kosovare, çmimi do të jepet me 9 maj”, ka thënë ai.

Këto janë vetëm disa nga ngjarjet qe organizohen për shënimin e “Ditës së Evropës”.

Të ngjashme