Tension midis Trump dhe Netanyahu për dërgimin e trupave amerikane në Iran

Prishtinë | 20 Mar 2026 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me strategjinë ushtarake në Iranihen gjithnjë e më të dukshme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shfaqin pikëpamje të kundërta mbi dërgimin e trupave tokësore në rajon.

Në një deklaratë të fundit, Netanyahu sugjeroi se një komponent tokësor është i domosdoshëm për arritjen e objektivave të Izraelit në luftën kundër Iranit.

“Shpesh thuhet se nuk mund të fitosh, nuk mund të bësh revolucione vetëm nga ajri. Kjo është e vërtetë. Mund të bësh shumë gjëra nga ajri, dhe ne po bëjmë, por duhet të ketë edhe një komponent tokësor”, tha ai, duke shtuar se ekzistojnë shumë mundësi për këtë komponent, por nuk dëshiron t’i ndajë të gjitha publikisht.

Megjithatë, Trump hodhi poshtë çdo mundësi për vendosjen e trupave amerikane, duke theksuar se “nuk do të vendos trupa askund – dhe nëse do të vendosja trupa, nuk do t’jua thoja”. Ai gjithashtu paralajmëroi Izraelin që të shmangë sulmet ndaj vendburimeve iraniane të gazit, duke treguar qartë kufijtë e angazhimit amerikan në konflikt.

Që nga fillimi i sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, Netanyahu ka komunikuar pothuajse çdo ditë me Trumpin, por këto dallime strategjike tregojnë tensione mbi qëllimet e përgjithshme të luftës dhe mënyrën e zbatimit të saj.

Të ngjashme