I dyshuari për vrasjen e Bekim Varit, Leutrim Fejza, është larguar nga salla e gjyqit gjatë seancës që po mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Gjatë procesit të marrjes në pyetje, Fejza është shfaqur i revoltuar ndaj trupit gjykues dhe prokurorit të rastit, Shukri Jashari, raporton IndeksOnline.
“Ju m’keni dhënë sufatë të nervave…”, është dëgjuar duke iu drejtuar prokurorit Jashari.
Ndërsa, ky i fundit e demantoi atë duke i kujtuar një deklaratë. “Nuk e kam pa që 1 muaj Bekim Varin se jam kanë në Gjermani”.
Për shkak të tensioneve të krijuara në sallë, ai është nxjerrë jashtë nga seanca.