Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka quajtur rrugaç ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë raportimit të këtij të fundit në Komision, raporton Ekonomia Online.
“Ti je rrugaç”, tha ajo teksa e ka gjuajtur me ujë në drejtim të ministrit.
Sikur shihet në videon e Arbresh.info, kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.
Kjo situatë erdhi pas akuzave që ministrit Peci bëri në drejtim të deputetes Musliu.
“Me gjuhën që përfaqëson dhe temat qysh i prezanton, ti e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po i bie që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.