Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth njëzet burra të armatosur kanë marrë nën kontroll një vendndërtim në Novi Pazar, ku po ngrihet një qendër islamike.
Kjo pronë më parë ishte e uzurpuar dhe mediat në Beograd nuk sqarojnë se cilën palë po mbrojnë personat e armatosur.
Prania e personave të armatosur nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Serbisë.
Prona, sipas “SandzakPress” i takon Riasetit të Bashkësisë Islame në Novi Pazar dhe ndodhet pranë varrezave në këtë qytet.
Riaseti i Bashkësisë Islame përmes një njoftimi në Twitter ka thënë se do të mbrojë me çdo kusht pronën e tij dhe se ka organizuar qytetarët në mbrojtje të saj.
Ndërtimi i qendrës islamike është donacion i një qytetari, Xhevad Aljkoviqit.
Sipas planit, qendra do të jetë me tri kate, ku do të ketë hapësirë për falje, një kat do të jetë në dispozicion për mësim të Kuranit dhe një kat për çerdhe.