Tensione në vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj, flasin nga Vetëvendosje

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Kreu i LVV-së, Albin Kurti sot ka vizituar Skenderajn bashkë me disa prej kandidatëve për deputetë nga lëvizja e tij.

Gjatë vizitës në këtë qytet një grup i qytetarëve kanë brohoritur kundër Kurtit, ndërsa janë hedhur edhe vezë në drejtim të tij.

Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info” edhe kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputetë.

“Albini sot ka qenë në Skenderaj, i kemi edhe dy takime dhe tani jemi duke hyrë në takimin e radhës, Albini për momentin është në fshatin Polac”, ka thënë Mehani, për “Zërin”, i cili ka konfirmuar se përveç brohorimave ndaj tij ka pasur edhe sulme me vezë.

Mehani tha se tubimi i qytetarëve ka qenë i organizuar nga kundërshtarët e Kurtit, pasi sipas tij po vërehet se ndryshimi i Podujevës do të ndodhë edhe në Skenderaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme