Tentim-dhunimi në Prishtinë

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë ka raportuar në polici se dy të panjohur kanë tentuar ta dhunojnë, por e njëjta ka arritur të ikë.

Sipas saj, të dyshuarit më pas janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

TENTIM DHUNIMI/Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga  të dyshuarit të cilët më pas me veturë  janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.

Të ngjashme