Tentim vrasja e dhëndrit në Pejë – policia tregon si ndodhi ngjarja

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tentim vrasjen që ndodhi mbrëmë në Lutogllava të Pejës.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se deri tek shtënia me armë në drejtim të viktimës, ka ardhur për motive të panjohura.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari derisa viktima ka pësuar lëndime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit me karikator, një fishekë dhe një gëzhojë cal-7.65 mm, dhe një pushkë automatike”, thuhet në raport.Reklama

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

Të ngjashme