Është arrestuar një person i dyshuar pasi që ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një person tjetër në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Dyshohet se i njëjti edhe me tre të dyshuar tjerë, derisa ishin në veturë kanë shtënë me armë zjarri AK-47 në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka njoftuar se në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 12 gëzhoja të armës automatike AK-47.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje