Tentim vrasje në Gjakovë: Goditet me veturë dhe shkrepen dy plumba në drejtim të viktimës

Fotografi Ilustruese
Prishtinë | 08 Tet 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasje ka ndodhur sot në Gjakovë, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur pas një zënke që të përfshirët në këtë rast kishin pasur me vete.

Në drejtim të viktimës janë shkrepur dy plumba, mirëpo që fatmirësisht asnjëri nga ta nuk e ka goditur.

“Datë 08.10.2021, rreth orës 24:00, viktima deklaron se si pasojë e një zënkë te mëhershme që kishte me te dyshuarin e lartëcekur, derisa kishte qenë së bashku me dy persona në veturën e tij, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimës dhe pastaj kishte nxjerr armën ( pistoletë) dhe kishte shtënë dy here në drejtim të tij. Viktima nga arma nuk ka pësuar lëndime mirëpo lëndime i ka marrë në anën e majtë të brinjëve nga goditja me veture që është bërë nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësore dhe është liruar për në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja te kalibrit 7.65mm. Janë konfiskuar gëzhojat”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.

Të ngjashme