Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Suharekë, si pasojë e një përleshjeje për vendparkim.
Rreth orës 19:30 minuta, në rrugën e “Buzhalëve” në Shirokë të Suharekës ka ndodhur një ngatërresë e cila ka përfunduar me përdorimin e armës. Sipas raporteve hetimore, dyshohet se tre të dyshuar: dy vëllezër dhe një tjetër kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një parkingu te automjeteve e më pas janë përleshur, transmeton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prizrenit, pas përleshjes, njëri nga të dyshuarit ka shkuar me automjet në një lokal dhe e ka marrë një armë me të cilën ka shtënë në drejtim të kundërshtarit, por nuk e ka qëlluar. Të dyshuarit janë marrë në pyetje për rastin..
Ndërkaq, një kalimtar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që kishte pësuar një gërvishtje të lehtë në qafë e që mjeku nuk ka mundur ta përcaktoj se me çfarë ishte shkaktuar lëndimi dhe mbetet për t’u sqaruar në hetimet e mëtejme.
Është sekuestruar një pistoletë e llojit “PARABELLUM”, prodhim korean me 7 fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor.