Tentimi i radhës për dinarin më 4 prill, palët takohen sërish në Bruksel

Prishtinë | 26 Mar 2024 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka rezultuar i suksesshëm as takimit i dytë ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës e të Serbisë për temën e dinarit. Të gjitha palët kanë konfirmuar se një tjetër takim do të mbahet javën e ardhshme.

Pra, si rezultat, linja Bruksel-Prishtinë, në terma metaforik, do të vazhdojë edhe për javën e tretë me radhë. Shfrytëzuesi ‘kryesor’ i linjës po del të jetë zv/kryeministri, Besnik Bislimi.

Ky i fundit foli dje pas përfundimit të takimit në Bruksel.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.

Detaje nga propozimet Bislimi nuk dha, duke e dhënë për “mosdëmtin” të procesit në këtë fazë përmes shpalosjes së detaje, ndonëse qëndrimin e jep në përputhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës të cilët edhe ashtu i kanë dërguar tri propozime palës serbe dhe Bashkimit Evropian.

“Ne kemi dy propozime. Ne e dimë se cili është fokusi i secilës palë, por në këtë pikë do të dëmtonte më shumë procesin nëse ne vazhdojmë të paraqesim detajet e dy propozimeve”.

Ndërkaq sa i përket takimeve të sotme që nga ora 10 e mëngjesit, fillimisht trilaterale e mëpastaj ndarazi, Bislimi tu shpreh veç që “të dyja palët dorëzuan të premten [22 mars] dhe sot ne i prezantuam ato dhe diskutuam për to”.

Versioni i Petkoviq

Rreth takimit trilateral në Bruksel për çështjen e dinarit u deklarua edhe krynegociatori i palësa serbe, Petar Petkoviq, i cili fajësoi Kosovën se propozimi i ofruar “nuk çon në zgjidhje kompromisi” teksa njoftoi për takim tjetër në nivel kryenegociatorësh dikur në muajin prill.

“Ne e kemi paraqitur propozimin tonë, Prishtina ka paraqitur propozimin e saj. Propozimi ynë është i balancuar, merr parasysh interesat e popullit serb në Kosovë dhe është bërë në marrëveshje me ekspertët tanë. Në anën tjetër, ju keni propozimin e Prishtinës, për të cilin nuk do të doja të flisja tani, mjafton të them se ana tjetër nuk bënë as përpjekjen më të vogël që ajo letër mund të quhet propozim, që shkon në drejtimin e një zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviq, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

“Kjo është ajo që më shqetëson shumë. Nuk e di se në cilin drejtim do të shkojë dialogu. Më shqetëson pozita dhe e ardhmja e popullit serb në Kosovë kur e shihni se nuk ka vullnet politik nga ana tjetër për të arritur një zgjidhje”, shtoi Petkoviq.

Qëndrimi i Serbisë, tha Petkoviq, është i fokusuar në atë përmes Kusimores së Postës së Serbisë që të vazhdojë të funksionojë në Kosovë.

Versioni i Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar në platformën “X” pas takimin ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel për dinarin.

Lajçak ka patralajmëruar një takim tjetër për javën e ardhshme, ku shpreson se do të gjendet një zgjidhje.

“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme. U pajtuam që javën e ardhshme të takohemi me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje.”

Në anën tjetër, zyrtarë të pushtetit kanë theksuar se kinse këto nuk janë bisedime se a do të përdoret dinari a jo, por për mënyrën se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së.

Të ngjashme