Ekonomia Online
FUNDIT

Tentoi ta dhunojë një grua, policia arreston të dyshuarin në Çagllavicë

Tentoi ta dhunojë një grua, policia arreston të dyshuarin në Çagllavicë

Policia  në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka tentuar ta dhunojë një grua. Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Çagllavicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh. “Çagllavicë 17.03.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, […]

Policia  në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka tentuar ta dhunojë një grua.

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Çagllavicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Çagllavicë 17.03.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti është cilësuar si “Dhunim në tentativë”.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia.

Të ngjashme