Një person shkoi për vizitë në burgun e Lipjanit, por e pësoi edhe vetë, pasi që iu gjet një sasi e substancave narkotike.
“Është arrestuar një i dyshuar në Burgun e Lipjanit, pasi që i njëjti gjatë një vizite në qendër të paraburgimit, i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës.