Ekonomia Online
FUNDIT

Tentoi të vidhte para në një bankomat në Prishtinë, arrestohet

Tentoi të vidhte para në një bankomat në Prishtinë, arrestohet

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka tentuar të vjedhë para nga një bankomat. “Nga njësiti policor i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë. Nga i dyshuari në cilësi […]

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi ka tentuar të vjedhë para nga një bankomat.

“Nga njësiti policor i sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme (185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orës të policisë së Kosovës.

Të ngjashme