Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me nga shtatë muaj burg dhe me nga 200 euro të akuzuarit D. B., B. M. dhe B. D., për shkak se kishin tentuar të vidhnin një barnatore.
Të akuzuarit nga Komuna e Prizrenit, më 9 janar 2017, rreth orës 04:20, në barnatoren “Iris Ilirika” në Gjilan, kanë tentuar me mjete të forta të hapin barnatoren, por pengohen nga një person. Të njëjtit pas disa minutash prapë tentojnë me forcë, por nuk mund të hapin derën e lokalit.
Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.