Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në fshatin Klinë e Mesme në Skenderaj të cilët nuk kishin dëgjuar policët për ndalim në pikë kontrolli.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit me veturën e tyre nuk ishin ndalur në një pikë kontrolli. Të njëjtit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa vetura është konfiskuar për mungesë dokumentacioni. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.