Një person ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” me vizë të falsifikuar.
Siç njofton Policia, është ndaluar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në shkuarje në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Kosovës në të cilën kishte vizë franceze e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.