Teoria e Haki Abazit për shamitë e kuqe të vendosura në Prishtinë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka dhënë një teori të tij rreth vendosjes së shiritave të kuq nëpër qendër të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Abazi ka dhënë një variant interesant sa i përket vendosjes së shamive të kuqe në kryeqytet, duke thënë se janë simbol i dashurisë.

“E kuqja është ngjyra e gjakut, e flamurit dhe ngjyra e trëndafilit të dashurisë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

E kuqja është ngjyra e gjakut, e flamurit dhe ngjyra e trëndafilit të dashurisë! Me 14 shkurt këto të gjitha bëhen bashkë, realizojmë amanetin e gjakut të derdhur, respektojmë flamurin kombëtar para të cilit janë betuar me gjenerata për liri e bashkim, dhe dhurojmë shumë dashuri për njëri tjetrin, dhurojmë shumë ngrohtësi dhe bashkë me ngjyrën e kuqe, me fjongon e kuqe, e të bashkuar shkojmë drejt kutive të votimit për të votuar 127 Lëvizjen VETËVENDOSJE , numrin e REFERENDUMIT për shtetin tonë..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme