Tërheqja e ambasadës amerikane nga konkursi për kryeprokurorë, Hoti: Jam i shqetësuar

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi ambasada amerikane në Prishtinë vendosi që të tërhiqet nga monitorimi i konkursit për përzgjedhjen e kryeprokurorëve në Kosovë.

Hoti thotë se është i shqetësuar me këtë vendim dhe se kjo duhet të merret seriozisht.

“Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës”, ka shkruar Hoti.

Shkrimi i plotë:

Jam thellë i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-ve për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shqetësimet e tyre duhet të merren seriozisht.

Vetëm një proces transparent, pa asnjë konflikt interesi apo ndikimi politik, siguron përzgjedhje mbi baza të meritës.

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Drejtësisë, po punon në reformën në drejtësi, përfshirë vettingun. Ky proces do të sigurojë një sistem të drejtësisë transparent, me llogaridhënie të brendshme dhe kontroll reciprok.

Të ngjashme