Tërheqja me forcë e studentes, flet profesoresha që Xhafer Tahiri e përmend si dëshmitare

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Profesoresha e Juridikut në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Emine Avdyli ka folur pas publikimit të një video ku shihet profesori i Fakultetit Juridik, Xhafer Tahiri, duke kapur për krahu një studente e cila sipas Tahirit kishte kopjuar në provim dhe se nuk kishte pranuar të tregonte ID kartelën, shkruan Gazeta Express.

Avdyli ka thënë se studentja ka hyre në provim dhe ka kopjuar gjatë testimit e që më pas ka refuzuar të tregojë ID kartelën, e si pasojë e kësaj është larguar nga salla.

“Fillimisht është një deklaratë e pavërtetë, studentja ka hyre ne provim dhe nuk e ka shënuar emrin dhe ID, ne e bëjmë verifikimin e studenteve se ID së bashku me test, se a është i njëjtë emri dhe mbiemri, në anën tjetër kolegu/profesori i ka kërku me tregu emrin pasi ajo është zënë me telefon në dorë dhe e ka fotografua testin dhe e ka shpërndarë në grupin Viber, kështu qe absolutisht ato janë të pavërteta, në anën tjetër në ato momente unë kam dal prej sallës tjetër dhe e kam parë situatën se si po zhvillohet, dhe kam insistua që vajza të shënoi emrin, ne nuk jemi treg aty me hi e me dal kushdo por duhet me u identifikua studenti dhe fatkeqësia më e madhe është se mediat nuk po i verifikojnë situatën se si duhet dhe e kanë publiku një lajm të pavërtetë, që unë u çudita kur e pashë”, ka thënë Emine Avdyli për Express.

Në ndërkohë lidhur me incidentin, studentja në fjalë kishte dhënë version tjetër për rastin.

Siç i ka thënë Klan Kosovës, nuk ka dashur të futet në provim dhe se Tahiri ka provuar që ta bëjë të kundërtën, gjë e cila është demantuar nga vetë Tahiri, i cili ka postuar disa biseda të cilat shihen se si studentet bashkëpunojnë ne kopjim dhe se studentja është zënë duke kopjuar.

Të ngjashme