Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, si Tiranë, Lezhë e Bulqizë. Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë në Berat.
Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km. Mësohet se lëkundje të forta janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Bulqizë, Laç, Pukë, Elbasan dhe Librazhd. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.
Ende nuk raportohet për dëme.