Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot Filipinet, sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së.
Tërmeti prej 6.9 shkallës ka goditur në jugperëndim të qytetit Tacloban, transmeton Express.
Nuk raportohet për dëme apo të lënduar. Tërmeti ka goditur në një thellësi prej 41 kilometrave dhe rreth 580 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Manila.