Një tërmet me fuqi prej 5.7 mangitudë ka goditur pjesën jugperëndimore të Islandës, duke bërë që pothuajse çdo objekt të lëkundet.
E një gjë e tillë është vërejtur më së shumti në kryeqytetin Reykjavik, ku deputetët që ishin brenda sallës së Kuvendit mbetën të frikësuar nga lëkundjet e fuqishme, transmeton Telegrafi.
Sipas Institutit meteorologjik të Islandës, tërmeti kishte ndodhur në ora 13:43 dhe ishte pasuar me më shumë se 100 tërmete tjera, me fuqi të vogël.
Mediat lokale nuk raportojnë për lëndime të qytetarëve apo dëmet materiale, ndërsa një video e publikuar në internet shfaq deputetin Helgi Hrafn Gunnarsson nga Pirata, i cili e lë fjalimin e tij në gjysmë sapo ndjenë lëkundjet e para dhe largohet me shpejtësi nga foltorja.
Por është interesant se si kryeparlamentari Steingrumur J Sigfusson arrin të ruaj qetësinë dhe të mos lëviz fare nga karrigia në të cilën ishte ulur – madje u bëri thirrje deputetëve të qëndrojnë ulur.