Një tërmet i magnitudës 5.3 ka goditur një zonë pranë vendpushimit popullor të turizmit të Bodrumit në Turqi, transmeton KK.
Tërmeti goditi 15 km në juglindje të qytetit bregdetar të Egjeut në Bodrum, në një thellësi prej 10 km. Bodrumi është një vendpushim popullor midis turqve dhe të huajve gjatë pushimeve të verës.
Tërmeti vjen një muaj pasi dy persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën pasi një tërmet i fuqishëm goditi në bregun e Bodrumit dhe ishullin grek të Kos, duke shkaktuar një cunami.