Tërmet në Kroaci

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Pas një tërmeti të fortë me madhësi 4.7 të shkallës Rihter, i cili goditi zonën e Shibenikut në Kroaci këtë mëngjes, nuk u raportua për ndonjë dëm të madh.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte 13 kilometra në juglindje të Shibenikut, ndodhi në 5.59.

Intensiteti në epiqendër ishte i shkallës VI të shkallës EMS, njoftoi Shërbimi Sizmologjik Kroat, raporton agjencia Hina.

Banorët e Shibenikut dolën në rrugë pas tërmetit, por shumë shpejt u kthyen në shtëpitë e tyre.

Në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, qytetarët deklarojnë se tërmeti u ndje në zonën e qarqeve Zadar dhe Shibenik-Knin.

Të ngjashme