Qytetarët e Pejës kanë lajmëruar se pak minuta më herët në këtë qytet është ndier një termet.
Ata këtë gjë e kanë konfirmuar për Telegrafin, duke theksuar se ka qenë një dridhje e lehtë.
“E kemi dëgjuar pak, njëherë kam menduar që vetëm ne e dëgjuam, por edhe të tjerët ma thanë të njëjtën gjë”, ka thënë një qytetare e Pejës.
Qytetarja ka theksuar se banon në një ndërtesë disakatëshe, e që sipas saj, e bën edhe më të dukshme dridhjen