Tërmeti në Shqipëri zbeh festën e Flamurit, qytetarët apelojnë të ndihmohen të prekurit

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 15:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sheshet e Prishtinë janë mbushur me flamuj kombëtarë për nder të 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Përveç qytetarëve që po shëtisni të gjitha aktivitet e tjera janë anuluar pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

Kryeqytetasit u shprehen se ky 28 nëntor është më i zbehtë, por thonë që duhet festuar dhe mos të harrohet asnjëherë historia.

Nazmi Mulolli për Ekonomia Online thotë se ndajnë dhimbjen bashkë me të prekurit nga tërmeti, por që festa nuk duhet të ndalet.

“28 Nëntori ka rëndësinë e vet gjithmonë, por ky 28 nëntor kësaj here është pak më i zbehtë përkundër atyre që ndodh në Shqipëri. Ne jemi tash me mish e me shpirt me popullin shqiptar dhe në një far mënyre e ndajmë dhimbjen se bashku me ta sepse jemi një popull, por prapë apeloj që mos të ndalet Festim i flamurit, por në mënyrë shumë konstruktive atë çka po e bëjmë na për vëllezërit tanë”.

Ai thotë që shqiptarët e Kosovës po tregon shumë solidar.

“Ma merr menja që ne po e tregojmë edhe po e tregojmë përherë që jemi të bashkuar, por pyetja është të ata se ajanë atë të bashkuar më ne të bashkuar. Mesazhi imë është duajeni njëri-tjetrin dhe kurrë mos e leni vëllanë me ja mbyll derën se gjithmonë dera dhe zemra duhet të jetë e hapur për vëllezërit tanë”.

Ismet Saraqi thotë që kjo festë është shumë e rëndësishme ngase shumë njerëz dhanë jetë për këtë ditë.

“Festa e 28 Nëntorit ka rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë sepse është festë për të cilën njerëzit kanë dhanë jetën kanë mbajt burgje dhe kanë sakrifikuar sepse e kemi ditë që kjo është një ditë e gjithë shpatarëve. Në atë kohë shqiptarët e kanë festuar ilegalisht sepse nuk kanë guxuar prej regjimit të ish-Jugosllavisë ndërsa sot është një fat i mirë që festohet gjithkund dhe është një festë e shenjtë, mirëpo ra tragjedia e tërmetit në Shqipëri dhe ndali festimet sepse kuptohet është ditë zie”.

Saraqi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i ndihmojnë të prekurit nga tërmeti, raporton EO.

“Kjo festë gjithmonë do të kujtohet dhe asnjëherë nuk do të harrohet asnjëherë sa të ka shqiptar dhe la ta dinë të gjithë shqiptarët e Kosovës sepse ne kemi vuajtur me burgje e pushkatime mirëpo sa i përket tërmetit në Durrës besoj që çdo shqiptar e ka trondit dhe e ka prek dhe më vjen mirë që është një solidaritet te të gjithë shqiptarët dhe kanë shprehur vullnetin që ta ndihmojnë dhe ndjejmë dhimbje për ta sepse kanë përjetuar dhe është një tragjedi që na ka prek të gjithëve”.

Po ashtu në sheshin e Prishtinës kishte edhe shumë fëmijë të cilët po festonin me familjet e tyre. Diar Praniqi thotë se po feston bashkë edhe me shokët Ditën e Flamurit.

“Po unë kam dalë me festuar 28 nëntorin, unë nuk kam dal vetë por jam me familje edhe me disa shok të babit. Ne po kalojmë shumë mirë dhe kjo sot nuk është hera e par sepse kam dal edhe disa herë”.

Edhe Zgjim Abazi thotë se po kënaqet në sheshet e kryeqytetit.

“Po kemi dal me festuar 28 nëntorin me familje dhe po kalojmë shumë mirë. Ne kemi dalë edhe shumë herë të tjera me festuar dhe po kënaqemi të gjithë bashku”, shtoi Zgjimi.

Të ngjashme