Autoritetet komunale të shëndetësisë kanë nisur aplikimin e terminëve për kontrolle mjekësore në qendra të mjekësisë familjare.
Por drejtues të Komunës së Prishtinës kanë thënë se praktika e caktimit të terminin nëpër qendrat e mjekësisë familjare ka për qëllim lehtësimin e qasjes së pacientëve në kontrolle mjekësore, shkruann sot Koha Ditore.
Një praktikë e këtillë ka filluar të zbatohet në formë të pilotprojektit nëpër qendrat e mjekësisë familjare vetëm në Prishtinë dhe jo edhe në zonat jashtë qytetit, ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Arben Vitia.
Ai ka saktësuar se koncepti i mjekësisë familjare, që ka filluar fazat e para të implementimit në vitin 2000-2001, në kuadër të tij përfshin edhe zonimin adekuat të qytetit, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimet në QMF-të afër shtëpive të tyre dhe gjithashtu edhe vizitat me termin që do të mundësonte kontrolle efektive, pa pritje dhe me kohë të mjaftueshme që mjeku t’i përkushtohet secilit pacient, në mënyrë sa më cilësore dhe korrekte.