Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, është shprehur e zhgënjyer pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ku Isa Mustafa u rizgjedh kryetar i partisë.
“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi një veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. Isa Mustafa është ministër i Rrahman Morinës, me këta njerëz Kosova nuk shkon përpara. Iu pamundësua kandidimi Fatmir Sejdiut dhe ndoshta edhe të tjerëve, është metodë që e kanë përdorur edhe më herët”.
Tërmkolli tha se delegatët janë kushtëzuar me vende të punës dhe më gjera tjera.
Me votim të hapur nga delegatët e Kuvendit të IX Zgjedhor të LDK-së, është votuar Isa Mustafa për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.
Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajt me dyer të mbyllura për publikun.