Urdhri për vaksinimin kundër Covid-19 e 40 të burgosurve të mbetur në Guantanamo Bay , përfshi edhe planifikuesin e sulmit të 11 shtatorit Khalid Sheik Mohammed (KSM), u dha të mërkurën nga Departamenti i Mbrojtjes dhe pritet të nisë javën e ardhshme.
Për orarin e nisjes së vaksinimit në burgun në Guantanamo Bay në Kubë e bëri të ditur The Washington Post që ju ishte konfirmuar nga një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes.
Lajmi se terroristi i njohur si KSM do të vaksinohet para miliona amerikanëve në pritje ka shkaktuar mjaft reagime të cinike në rrjete sociale, por edhe reagime të ashpra jashtë tyre.
Urdhrin për vaksinimin e 40 të burgosurve të mbetur në siç e quajnë Gitmo ishte nënshkruar të mërkurën nga Terry Adirim, zëvendësi i parë i asistentit të sekretarit të mbrojtjes, një i caktuar nga Presidenti Biden që mori detyrën në të njëjtën ditë me të, ka raportuar The Washington Post.