Terry do të largohet nga Chelsea

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 12:31 | Nga

Ekipi i Premier Ligës Angleze Chelsea ka deklaruar se kapiteni John Terry do të ndahet nga klubi në fund të stinorit.

Në një deklaratë nga klubi janë shprehur falënderime për shërbimet e Terryt, i cili ka luajtur në Chelsea që nga viti 1998 dhe ka shënuar 66 gola në 713 ndeshje.

Ndërkaq, mbrojtësi 36 vjeçar është shprehur: “Pas 22 viteve të kaluara në këtë klub të madh, ka shumë gjëra për të thënë dhe persona për të falënderuar. Është pak sado që të falënderoj drejtorët teknikë me të cilët kam punar, shokët, personeli dhe secilin që gjatë këtyre viteve nuk e ka kursyer mbështetjen”.

Terry, i cili pas kampionatit evropian në futboll në vitin 2012 braktisi kombëtaren angleze, me Chelsean ka fituar katër kampionate të Premier Ligës, pesë Kupa të Federatës, tre Kupa të Ligës dhe nga një herë Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligën e UEFA-s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme