Test i ri gjaku që identifikon Coronavirusin

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët e Universitetit të Birmingamit në Britaninë e Madhe kanë zhvilluar një formë identifikimi të coronavirusit përmes gjakut, që zbulon edhe rastet më të lehta të infektimit ku pacientët nuk e kuptojnë fare se janë të infektuar.

Bëhet fjalë për një test të imtësishëm dhe tepër të shpejtë që mund të ndihmojë bizneset dhe institucionet publike të parandalojnë përhapjen dhe të shmangin mbylljen e aktiviteteve, duke identifikuar në një periudhë të hershme individët që mund ta përhapin virusin.

Testi kryhet përmes një shpimi në gisht. Pikat e gjakut më pas dërgohen në laboratorë për të zbuluar edhe nivelet më të ulëta të antitrupave të prodhuara nga sistemi imunitar në rast kontakti me Covid-19.

Nga provat e kryera, shkencëtarët thonë se janë zbuluar 98% e rasteve të të prekurve, shumica asimptomatikë.

Ajo që e bën këtë analizë më të efektshme se ato që përdoren aktualisht në gjithë botën, është se metodat ekzistuese, sipas shkencëtarëve, zbulojnë vetëm pacientët me nivele të përparuara të infektimit.

Ndërsa testi i zhvilluar nga Universiteti i Birmingamit zbulon edhe asimptomatikët në nivelet më të ulëta të prekjes nga Covid-19, por që përbëjnë rrezik të lartë për përhapjen e virusit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme