Teste rapide për Covid-19 janë duke u bërë edhe në QMF në fshatra të Prizrenit.
Komuna e Prizrenit ka thënë se është e vetmja në Kosovë që po realizon teste rapide edhe në QMF nëpër fshatra.
“Duke filluar nga data 2 mars 2021, Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, përveç në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bajram Curr, testet e shpejta (rapide) për COVİD-19, ka filluar t’i realizojë edhe në QMF-të e fshatrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur, si dhe në QMF 1 dhe QMF-të e lagjeve Tusus dhe Kurilla në Prizren, duke u bërë kështu Komuna e parë në Kosovë që kryen këto teste në QMF-të e fshatrave të saj”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit. “Me këtë rast kryetari I Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, me qëllim të uljes së intensitetit të punës në QKMF dhe QMF në Bajram Curr, dhe po ashtu me qëllim të eliminimit të lëvizjeve të qytetarëve, eventualisht të prekur me COVID-19, gjë që e parandalon përhapjen e virusit”.