Shumica e njerëzve janë të infektuar vetëm për një javë, por mund të qëndrojnë pozitivë edhe disa javë më pas. Studiuesit kanë thënë kjo do të mund të çonte në një mbivlerësim të shkallës së tanishme të pandemisë. Por disa ekspertë kanë thënë se është e pasigurt se si një test i besueshëm mund të prodhohet që nuk i rrezikon rastet që mungojnë.
Profesori Carl Heneghan, një nga autorët e studimit, ka thënë se në vend se të japim një rezultat “po/jo” të bazuar nëse ndonjë virus ishte zbuluar , testet duhet të kenë një pikë të prerjes, kësisoj që sasitë shumë të vogla të virusit të mos shkaktojnë një rezultat pozitiv. Ai beson se zbulimi i gjurmëve të virusit të vjetër mund ta shpjegonte pjesërisht arsyen se pse numri i rasteve po rritet, përderisa pranimet në spitale po qëndrojnë stabile.
Qendra e Mjekësisë së Bazuar në Dëshmi e Universitetit të Oksfordit ka rishikuar dëshmitë e 25 studimeve, ku mostrat e virusit nga teste pozitive ishin vendosur në një enë petri për të parë nëse do të zhvilloheshin.
Kjo metodë e “kultivimit viral” mund të ndikojë nëse testi pozitiv ka kapur virusin aktiv, i cili mund të riprodhojë dhe të shpërndajë apo vetëm copëzat e virusit të shuar, të cilat nuk do të zhvillohen në laborator apo në një njeri. Ky është një problem që e kemi ditur që nga fillimi – dhe edhe një herë ilustron arsyen se pse të dhënat rreth COVID-it janë larg nga të qenët të përkryera.
Po çfarë dallimi bën kjo?
Kur virusi është shfaqur në fillim me siguri vetëm pak, por sa më shumë që zgjatet pandemia efekti është edhe më i madh. Vrulli i informatave rreth testimit dhe numri R krijon hutim.
Por sido që i premë, faktet tregojnë se ka nivele shumë të ulëta të infektimit në të gjithë Britaninë e Madhe, më i ulët sesa numri i rasteve në vendet evropiane. Aty ku ka shpërthime lokale, sistemi – në përgjithësi – duket se ka sukses në frenimin e tyre.
Dhe kjo vjen pas lehtësimit të masave gjatë verës.
Natyrisht, pyetja e madhe është se çka ndodh në vazhdim, me hapjen e shkollave dhe me dimrin në prag.
Është një ndjesi në rritje e sipër përbrenda komunitetit të shëndetit publik se Britania e Madhe është në një pozitë të fortë – dhe sigurisht një rikthim në nivelin e lartë të infektimeve, që ka ndodhur në pranverë, duhet të mënjanohet.
Por, gjithashtu, ka kujdes jashtëzakonisht të madh dhe dëshirë të kuptueshme për vetëkënaqje për të mos u zvarritur aty.
Si diagnostikohet COVID-19?
Testi i strishës – metoda standarde e diagnostikimit – përdor kemikate për ta shtuar materialin gjenetik të virusit, në mënyrë që të mund të studiohet. Mostra e testit duhet të kalojë nëpër një mori “ciklesh” në laboratorë para se të rimerret virus i mjaftueshëm.
Kjo siç duket del të jetë e lidhur me mënyrën se sa ka gjasa të jetë infektues virusi – testet, që duhet të kalojnë nëpër më shumë cikle, kanë më pak gjasa të riprodhojnë kur kultivohen në laboratorë.