Testi arritshmërisë të largohet dhe testi i maturës të standardizohet

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 12:09 | Nga Mentor Bajraktari

Shqetësuese është ankthi dhe stresi tek nxënësit i cili fillon me testin arritshmërisë dhe vazhdon me testin e maturës.

Nxënësi vlerësohet nëntë vite me notë mesatare të mirë, pastaj një test i cili përmban disa pyetje ulë suksesin e nxënësit duke i dhënë rezultate negative.

Ky lloj i vlerësimit është i padrejtë dhe nuk e merr parasysh vlerësimin e vazhdueshëm, ku në shumë raste nxënës të suksesshëm gjatë gjithë kësaj periudhe dështojnë.

Testi i arritshmërisë si ngarkesë i cili rrit anën emocionale të nxënësi është i panevojshëm dhe duhet të hiqet.

Testi i Maturës të jetë një matës sa më i saktë dhe i besueshëm i njohurive reale, por ky vlerësim të ketë karakter orientues, pa prag kalueshmërie.

Matja e njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve të mos kushtëzohet me pragun e kalueshmërisë prej 40 për qind.

Dilemat e prindërve dhe nxënësve maturantë që mbesin pa kaluar provimin dhe nuk mund të regjistrohen në fakultet duhet larguar.

Evitimi i kopjeve dhe parregullsive arrihet me standardizim të testit si një instrument matës për arritjen e objektivave.

Kërkesat e vazhdueshme për standardizim lidhur me këtë problematikë duhet shqyrtuar me kujdes, duke ju dhënë rëndësi faktorëve kryesorë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsim.

Të ngjashme