Testi i performancës për mësimdhënësit e Kosovës nuk ka gjasa të realizohet as brenda këtij viti.
Vlerësimin e performancës përmes një testi e kishte përmendur ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami. Madje këtë e kishte theksuar edhe më 6 dhjetor të vitit të kaluar, ditën kur ishin publikuar rezultatet e dobëta që treguan nxënësit kosovarë në testin PISA, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por kundër mbajtjes së testit ishte deklaruar Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), e cila pati kërcënuar disa herë me greva në arsim pasi, sipas tyre, një test i tillë ishte nënçmues për mësimdhënësit.
Gazeta ka kërkuar informacione nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) nëse do të realizohet ky test në muajt e ardhëm, mirëpo nga kjo ministri kanë konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.