Ekonomia Online
FUNDIT

Testimet klinike të vaksinës kundër Coronavirusit, mund të nisin gjatë ditëve të ardhshme

Testimet klinike të vaksinës kundër Coronavirusit, mund të nisin gjatë ditëve të ardhshme

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë që të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC. Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin […]

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë që të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

Gilbert shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së.

Ajo theksoi se studiuesit kanë nevojë për mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Të ngjashme