Ëndrra për të patur një vaksinë në gjendje të ofrojë siguri dhe të jetë efikase në parandalimin e diabetit, u realizua.
Pas shumë vitesh kërkime, FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve), ka autorizuar që testet të aplikohen mbi njerëzit.
Ndaj, 150 njerëz në moshë të rritur, të konsideruar në stad të avancuar të diabetit, u ofruan vullnetarë për të testuar vaksinën.
Ky lajm u bë i ditur falë një interviste që doktoresha Denise Faustman, përgjegjëse e ekipit eksperimentues, dha për agjencinë e lajmeve Reuters.
Për momentin do observohen më shumë vullnetarë, para se vaksina të hidhet në treg në të gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit me diabet të munden më në fund të çlirohen nga sëmundja.
Suksesi i kësaj vaksine është një rezultat për ekipin mjekësor, por do duhet ende kohë për daljen e tij në treg.
Deri më tani, të gjithë njerëzit që kanë diabet, do duhet të ndjekin rekomandimet mjekësore dhe të mos e lënë pas dore trajtimin.
Kjo është një sëmundje e heshtur që mund të shkaktojë dëme të shumta në trup.