Tetë persona janë arrestuar brenda dy ditësh në Prishtinë dhe në fshatin Magure të Lipjanit, si pasojë e përleshjeve për shkaqe mosmarrëveshjeje.
Nga pesë të arrestuarit gjatë së premtes mbrëma në Prishtinë të cilët janë përleshur mes vete, tre nga të dyshuarit dhe një vajzë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Tre të arrestuarit në fshatin Magure janë shtetas të huaj, ndërsa njëri nga ta sipas Policisë, është i mitur.
Ata dyshohet se e kanë rrahur një person, që po ashtu është shtetas i huaj pas një mosmarrëveshjeje, derisa viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.