Policia e Kosovës në Prizren raporton se gjatë ditës së djeshme atje 8 persona nuk e kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Me vendim të prokurorit për tetë të dyshuarit është iniciuar lënda “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, ata të gjithë janë liruar më pas në procedurë […]
Tetë të dyshuar në Prizren nuk i respektuan masat e Qeverisë për Covid-19

Policia e Kosovës në Prizren raporton se gjatë ditës së djeshme atje 8 persona nuk e kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Me vendim të prokurorit për tetë të dyshuarit është iniciuar lënda “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, ata të gjithë janë liruar më pas në procedurë të rregullt.











